OSCE Forumi i V-të për median, AEJAlbania ti kushtohet më shumë vëmendje gazetarëve
- November 3, 2019
- Posted by: shoqata1
- Categories: LAJME, Uncategorized
Prezenca e OSBE-së organizoi Forumin e pestë vjetor për Zhvillimin e Medias në Shqipëri, me fokus dhe shoqërinë civile që luan një rol kyç në monitorimin dhe rregullimin e demokracisë.
Në emër të Shoqatës së Gazetarëve Europian, ishte Arbër Hitaj që foli për problemet që kanë sidomos gazetarët e thjesht. Sipas tij ka një mungesë te theksuar transparence jo vetëm nga aktorët vendas, por së fundmi edhe nga disa misionet diplomatike si Delegacioni i Bashkimit Europian por edhe prania e OSBE, duke dhënë edhe një model jo pozitiv sidomos të gazetarët e rinj.
Sipas tij duhet që të punohet më shumë për të rikthyer besimin te gazetarët e thejshte dhe në rreth, ndaj tryezave të tilla, dhe fakti që në sallë kishte një prani shumë të ulët të gazetarëve shpjegon pikërisht këtë.
Hitaj në emër të AEJAlbania, kundërshtoj idenë e hedhur nga AMA, për të rritur fondin e RTSH (Radio Televizionit Publik Shqiptar), pasi deri më tani edhe pse më fonde që shkojnë deri në 21 ml euro në vit, ky ent ka treguar pak ose aspak cilësi. Ndërkohë 2 transmetuesit e tjerë si privatë kombëtarë si TV Klan dhe Top-Channel me një fond që shkon te rreth 23 ml euro në vit, kanë një cilësi shumë më të lartë në cdo element televiziv.
Diskutimet u përqendruan në: Situatën e medias dhe të gazetarëve në Shqipëri
– Ndryshimet e propozuara të ligjeve që lidhen me rregullimin e medias
– Të ardhmen e medias publike në Shqipëri
– Edukimin në gazetari, përfshirë dhe dallimin e lajmeve të rreme
– Përqendrimin e pronësisë së mediave dhe efektet e tij në demokraci
– Praktikat më të mira për mbulimin mediatik të seancave dhe procedurave parlamentare