Reagim i Shoqatës së Gazetarëve Europian mbi Sulmin Verbal ndaj gazetares Glidona Daci

Reagim i Shoqatës së Gazetarëve Europian mbi Sulmin Verbal ndaj gazetares Glidona Daci

Reagim.

Shoqata e Gazetarëve dënon ashpër sulmin verbal në një faqe anonime në rrjetet sociale ndaj gazetares Glidona Daci, i cili përbën një kërcënim dhe intimidim serioz. Sulmet e tilla janë të papranueshme dhe dëmtojnë parimet bazë të demokracisë dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

Gazetarët luajnë një rol kyç në shoqëri duke raportuar me paanshmëri dhe profesionalizëm. Çdo përpjekje për t’i frikësuar apo për t’i sulmuar, qoftë fizikisht apo verbalisht apo në mënyrë anonime, është një tentativë për të heshtur të vërtetën dhe për të kufizuar të drejtën e fjalës së lirë.

I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë menjëherë rastin dhe të sigurojnë që autorët e këtij sulmi të mbajnë përgjegjësi. Po ashtu, kërkojmë që të merren masa për të garantuar një mjedis të sigurt pune për gazetarët, larg presioneve dhe kërcënimeve në veçanti në këtë periudhë parazgjedhore!

Shoqata e Gazetarëve Europian dega Shqipëri qëndron në mbështetje të gazetares Glidona Daci dhe të gjithë kolegëve që përballen me sulme të tilla. Liria e shtypit është një e drejtë e pacenueshme dhe ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri integritetin dhe sigurinë e profesionistëve të medias.

Shoqata e Gazetarëve Europian dega Shqipëri!



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).