Reagim i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë mbi Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Gazetarin Elton Qyno

Reagim i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë mbi Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Gazetarin Elton Qyno

 

Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të gazetarit Elton Qyno, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm dhe inkurajues për mbrojtjen e lirisë së medias në Shqipëri. Sekuestrimi i mjeteve të punës të gazetarëve është diçka e papranueshme në demokraci, prandaj vendimi i Kushtetueses është një gur themeli i rëndësishëm në mbrojtjen e këtyre parime.

Ky vendim është një dëshmi e qartë se demokracia forcohet vetëm kur respektohet dhe garantohet e drejta e gazetarëve për të informuar publikun lirshëm dhe pa frikë nga ndëshkimi. Rasti i gazetarit Qyno është një kujtesë se roli i medias në një shtet të së drejtës është i pazëvendësueshëm dhe duhet mbrojtur në çdo kohë.

Ne besojmë se ky vendim vendos një precedent pozitiv për të gjithë gazetarët dhe është një sinjal i rëndësishëm se sistemi gjyqësor mund të jetë një garant i të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së shprehjes.

Shoqata jonë vijon të mbështesë çdo gazetar që punon me përkushtim dhe ndershmëri për të mbrojtur të drejtën e publikut për t’u informuar. Vendime të tilla janë një nxitje për më shumë gazetari të lirë, të përgjegjshme dhe në shërbim të së vërtetës.

 



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).