Reagim për dhunimin e gazetarit të emisionit Piranja nga Sinan Indrizi dhe Refik Halili!

Reagim për dhunimin e gazetarit të emisionit Piranja nga Sinan Indrizi dhe Refik Halili!

Shoqata Evropiane e Gazetarëve seksioni i Shqipërisë, dënon sulmin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe kameramanit të emisionit “Piranjat” në stadiumin “Selman Sërmasi”, të kryera nga biznesmenët Refik Halili dhe Sinan Idrizi. Ndërhyrja ndaj gazetarëve dhe më pas marrja e pajisjeve të tyre  është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe alarm për demokracinë por përbën një precent të rrezikshëm.

U bëjmë thirrje autoriteteve të nisin hetim të menjëhershëm dhe të mbajnë përgjegjës para ligjit autorët e këtij akti që janë dhe figura publike. Kërkojmë gjithashtu garantimin e sigurisë dhe pavarësisë për të gjithë gazetarët investigativë.

Shoqata Evropiane e Gazetarëve shpreh solidaritet të plotë me punën e gazetarëve të emisionit “Piranja” dhe do të njoftojë partnerët ndërkombëtar për këtë incident.



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).