The Association of European Journalists
Shoqata e Gazetarëve Evropianë
Shoqata e Gazetarëve Evropianë seksioni shqiptar, është një organizatë jo qeveritare që funksionon nën ligjin shqiptar. Ajo është themeluar me vendimin e Gjykatës së Tiranës në muajin shkurt 2019, dhe është pjesë e rrjetit Europiane të shoqatave të Gazetarëve Europian me qëndër në Bruksel, një nga më të vjetrat themeluar në vitet 1961, në San Remo të Italisë dhe u zgjerua më tej në shtete të ndryshme Europiane.
Aktualisht qëndra e rrjetit AEJ, është në Bruksel.
AEJ ka një rol konsultativ në Këshillin e Europës dhe ka mbështetjen dhe bashkëpunon me UNESCON.
Qëllimi dhe misioni i përgjithshëm i shoqatës është të promovojë gazetarinë kritike, të promovojë procesin e integrimit evropian, të mbroj lirinë e medias në Shqipëri, të mbrojë të drejtat e gazetarëve dhe të promovojë gazetarinë ndërkufitare.
AEJ seksioni shqiptar, bën bashkë gazetarë profesionistë, më së shumti gazetarë aktivë që mbulojnë fusha të ndryshme, ata që raportojnë për Bashkimin Evropian, apo edhe individë te tjerë me interes në botën e medias dhe kërkimit shkencor.
Anëtarët e AEJ
Anëtarët tanë kanë një fokus të veçantë për zhvillimet në Bashkimin Europian, por edhe në mbrojtjen dhe krijimin e kushteve sa më të mira për gazetarët në televizion dhe radio, kombëtare, rajonale dhe specialistët e gazetave, periodikëve, websiteve, blogeve dhe mediave të reja, apo inovacionit në media.
AEJ bën bashkë ekspertët e mediave dhe profesionistë, akademikë, ekspertët e marrëdhënieve publike, profesionistët e komunikimit, advokuesit e shoqërisë civile, liderat e biznesit dhe politikës me qëllim për të pasuruar çështjet e dialogut në media dhe për të lehtësuar rritjen e profesionit në një kohë të vështirë për industrinë mediatike.