AEJ ZHVILLON KONGRESIN VJETOR NE SHQIPËRI.

SHOQATA E GAZETARËVE EUROPIANE MBLEDH DEGËT NË SHQIPËRI, 70 GAZETARË NGA GJITHË EUROPA

 

Shoqata e Gazetarëve Europian, vendosi që këtë vit të organizonte Asamblenë e përgjithshme në Shqipëri, në qytetin e bukur të Vlorës. Nga datat 25 tetor deri në 29, 70 gazetarë të ardhur nga 20 vende të ndryshme europiane përfshirë dhe nga SHBA, u njohën me kulturën dhe traditat e veccanta të Shqipërisë.

Fillimisht në Vlorë ata u njohën me historinë e pasur dhe rolin e jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë në 1912 nga Ismail Qemal Vlora, por edhe me mbrojtjen që shqiptarët I bënë popullit hebre duke mos I dorëzuar të nazistët gjatë luftës së dytë botërore. Bukuria natyrore dhe kulinaria e mrekullueshme vlonjate ishte një tjetër element që spikati gjatë qëndrimit disa ditor në Vlorë.

Gjatë qëndrimit të tyre, një ndalesë e rëndësishme ishte në qytetin e Fierit dhe në zonën turistike të Apollonisë, ku gazetarët u njohën me historinë e pasur dhe antike të Shqipërisë. Gjatë takimit me zyrtarët e Bashkisë Fier, shoqata e gazetarëve Europian u vlerësua me certifikatën e mirënjohjes për promovimin e turizmit dhe traditive të zonës.

Berati ishte një qytet ku gazetarët u njohën nga afër me kulturën e jashtëzakonshme dhe historinë e Shqipërisë në 2000 vite, me shenja historike nga lashtësia ende në ditët e sotme.

Një pjesë e rëndësisishme e kësaj asambleje shkoi për organizimin e ardhshëm të votimeve për president, nënpresident dhe sekretar të përgjithshëm të AEJ që do të organizohet në një tjetër shtet europian.

Gjithashtu u organizua edhe konferenca e madhe në Universitetin e Vlorës me të ftuar special, disidentit Rus Ilya Ponomarev I kërkuar nga rregjimi gjakatar I Vladimir Putin.

Pa harruar dhe të ftuarit e tjerë Kati Schneeberger presidente e shoqatës Viena shkon në Europë një think tank I rëndësishëm në Austri.

Apo korrenspondetja e gazetës së njohur austriake “Der Standard” Adelheid Ëolfl, e cila foli për rëndësinë e integrimit të ballkanit dhe specifikisht të Shqipërisë në BE.

Armela Krasniqi drejtuesja e Autoritetit Audio Vizual, ishte një nga ftuarat e rëndësishme të këtij eventi, që u ndal një procesin e monitorimit dhe rolin e rëndësishëm të AMAs.

Drejtuesi I shoqatës së gazetarëve europian dega Shqipëri Arbër Hitaj, tha se organizimi I një eventi të tillë ishte një sfidë e vërtetë, por pavarësisht kësaj përbën një gur më shumë në ndërtimin e një gazetarie cilësore dhe europianë në Shqipëri.

Shumë nga gazetarët e lanë Shqipërinë me mbresa të jashtëzakonshme për mikëpritjen dhe historinë e pasur që ka vendi jonë, por pa dyshim duke ndryshuar atë opinion negative të krijuar më parë.



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).