Alban Dudushi

PRESIDENT NDERI I SHOQATËS SË GAZETARËVE EUROPIANPRESIDENT NDERI I SHOQATËS SË GAZETARËVE EUROPIAN

areas of expertise

Alban Dudushi është, prej tre vjetësh, drejtues dhe autor i SPOTLIGHT, emisionit kryesor politik në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.

Alban Dudushi është gazetar dhe autor radio televiziv me një karrierë të gjatë në gazetarinë shqiptare.

Fillimet në gazetari i ka në vitin 1995 në gazetën Koha Jonë, gazeta më e madhe në Shqipëri në atë periudhë.

Në vitin 1997 ishte ndër themeluesit e Radio Koha dhe realizoi aty nje seri programesh të debatit politik-kulturor dhe social.

Në vitin 1999 ka punuar si gazetar gjatë luftës luftës në Kosovë, duke mbuluar krizën humanitare të refugjatëve në rrethin e Kukësit.

Në vitin 1999 ishte gazetar kryesor politik në TVA.

Prej vitit 2001 iu bashkua stafit themelues të televizionit Top Channel, televizioni më i madh kombëtar në vend. Për pothuaj 20 vjet realizoi në këtë televizion një seri programesh, ku më jetëgjati ishte Top Show dhe më pas Top Show Magazine, për pothuaj 17 vjet.

Karriera e tij e larmishme dhe 28 vjeçare në gazetari e kanë bërë atë ndër personazhet më popullorë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Alban Dudushi është gjithashtu herë pas here i ftuar si debatues në panele televizive kryesisht për çështje të politikës.