Huran Elezi është një gazetar I cili ka punuar në mediat kryesore shqiptare si ; Ora News, Albanian Screen, Top Channel, Digitalb,Vizion Plus.
Hurani fillimet e tije si gazetar I ka pasur në median e shkruar dhe në radio, rreth viteve 2005-2009, ka marre pjese në gazeta javore dhe në dy radio “Hous of Arts” dhe nje radio greke “Radio Egio”.
Në vitin 2010-2011 është bërë pjesë e tv informative “Ora News” ,në emisionin investigativ “Alarm”.
Në vitin 2011-2013 I është bashkuar tv Albanian Scren, ku u perfshi në tre emisione, “Dritëhije” “Target” dhe “Prizëm”.
Në vitin 2013, u transferua tek tv kombëtar “Top Channel”, aty ka punuar në redaksinë e emisionit ivestigativ “Fiks Fare”.
Pas një periudhe 6 mujore në “Top Channel”, I bashkangjitet Digitalbit, ku bashkë me disa gazetar të tjerë, ndërtuan emisionin “Thurje”, I cili vazhdon të transmetohet ne kanalin “T”. Në këtë platform ai dha kontributin e tije nga viti 2013-2015.
Vision Plusi ishte destinacioni I radhës, ku ka punuar si redaktor dhe kryeredaktor në dy emisione, “Mesditë” dhe “ Vizioni I Pasdites”. Në këtë media ai ka punuar nga viti 2015-2019.
Ai është diplomuar ne degën e “Shkencave të Komunikimit” në vitin 2009 dhe Master Shkencor për “Menaxhim Mediash” në vitin 2013.
Zotëron shumë mirë gjuhën : greke, italiane dhe angleze.
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).