AEJ Shqipëri dënon dhunën ndaj gazetarës dhe operatorit të Fiks Fare

 

Shoqata e gazetarëve Europiane, dega Shqipëri, dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gazetares Antela Lika dhe operatorit Daniel Shkulaku duke i thyer edhe kameran.

AEJ Shqipëri e konsideron si të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve në ushtrimin e detyrës së tyre për të raportuar të vërtetën.

AEJ dega Shqipëri, i bën thirrje policisë dhe prokurorisë që të reagojnë mënjëherë dhe të arrestojnë personat që kanosën dhe thyen kameran e redaksisë së emisionit “Fiks Fare” në Top Channel.

Akte të tilla nëse nuk ndëshkohen, prishin jo vetëm imazhin e vendit por cënojnë edhe demokracinë. Anëtarët e AEJ Shqipëri, shprehin solidaritetin me kolegët e redaksisë së Fiks Fare.



Lini një Përgjigje

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian