Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj botuesit Carlo Bollino!

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar, dënon sulmet verbale dhe kërcënimet që i janë bërë botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino nga politikanë dhe militantë partiak.

AEJ dega Shqipëri, i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe politikanëve të tjerë të ruajnë etikën dhe të ndalin sulmet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe medias. Kjo gjuhë polarizon shoqërinë dhe mund të sjellë pasoja në jetën e gazetarëve.

Çdo deklatë duhet të jetë bazuar në fakte dhe jo me shpifje dhe akuza personale që mund të motivojnë dhe shtyjnë militantët që mund të kryejnë akte të dënueshme, kërcënime apo dhe dhunë ndaj gazetarëve.

AEJ dega Shqipëri dënon sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave duke i vlerësuar si të papranueshme.

AEJ inkurajon çdo media dhe gazetar që mos intimidohen në punën punën e tyre nga politika apo grupe të tjera të interesit.



Lini një Përgjigje

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian