AEJ dënon intimidimin e gazetares së Syri TV!
- May 12, 2025
- Posted by: shoqata1
- Category: LAJME
No Comments

Shoqata Europiane e Gazetarëve dega Shqipëri, shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit ku deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Erjon Braçe ka ushtruar intimidim ndaj gazetares Ambrozia Meta të Syri TV gjatë ushtrimit të detyrës së saj profesionale.
Liria e shtypit dhe siguria e gazetarëve janë shtylla themelore të çdo demokracie funksionale. Çdo përpjekje për të penguar, frikësuar apo diskredituar gazetarët cenon të drejtën e publikut për të qenë i informuar dhe dëmton rëndë besimin në institucionet demokratike.
Shoqata jonë i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin masa të menjëhershme për të garantuar integritetin dhe sigurinë e gazetarëve në terren.