AEJ Shqipëri dënon sulmin terrorist ndaj Top Channel

Shoqata e gazetarëve Europiane dega Shqipëri, dënon me forcë sulmin terrorist ndaj ambienteve të televizionit kombëtar Top Channel, duke lënë të vrarë rojen.

Ky ështe një sulm i tmerrshëm në radhë të parë për pasojat duke lënë një të vrarë,por dhe cënon rëndë themelin e shtetit demokratik, lirinë e medias dhe të të shprehur.

AEJ dega Shqipëri përveç ngushëllime për familjarët e të ndjerit Kola, apelon ndaj autoriteteve që ti shkojnë deri në fund kësaj ngjarje për të zbardhue të vërtetën deri në fund.

Sot solidarizohemi me kolegët tanë në Top Channel, dhe ju bëjmë thirrje të vijojnë misionin e tyre.



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).