AEJ Shqipëri kundër përjashtimit të gazetares Ambrozia Meta nga konferenca e Kryeministrit

AEJ Shqipëri kundër përjashtimit të gazetares Ambrozia Meta nga konferenca e Kryeministrit

Shoqata e Gazetarëve Evropianë (AEJ), dega Shqipëri, shprehet prerazi kundër qëndrimit të mbajtur ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për media, i cili u pasua me përjashtimin e gazetares së “Syri TV”, Ambrozia Meta.

​AEJ Shqipëri shpreh shqetësimin e saj të thellë për reagimin e Kryeministrit ndaj gazetares dhe pozicionohet hapur kundër praktikës së përjashtimit të çdo gazetari që raporton mbi zhvillimet në Kryeministri. Liria e informimit dhe aksesi i pakushtëzuar i medias në institucionet publike janë shtylla të patjetërsueshme të një shoqërie demokratike.

Në këtë kuadër, AEJ i bën thirrje urgjente Kryeministrisë:

  • ​Të lejojë menjëherë pjesëmarrjen e gazetares Meta në konferencat e ardhshme.
  • ​Kryeministri të ruajë etikën zyrtare dhe profesionale ndaj gazetarëve dhe medias në tërësi.

​Shkelja e etikës nga kreu i qeverisë mbart pasoja të rënda, pasi shërben si një model negativ që nxit qasjen agresive të shoqërisë ndaj punonjësve të medias dhe minon lirinë e shtypit.

​Për këtë incident, AEJ do të informojë zyrtarisht të gjitha platformat ndërkombëtare të monitorimit të lirisë së medias dhe organizatat partnere në Evropë.



This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).