AEJ thirrje policisë arrestoni personat që hodhën molotov ndaj mediave!
- May 28, 2024
- Posted by: shoqata1
- Category: Uncategorized
No Comments
Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjet e sotme, ku persona të panjohur hodhën molotov në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve gjatë protestës para bashkisë Tiranë, organizuar nga opozita dhe “Aleanca për teatrin”.
AEJ Shqipëri, i bën thirrje aktorëve politikë që kenë kujdes dhe të respektojnë gazetarët dhe kameramanët që ndjekin protesta dhe aktivitete të tilla.
AEJ i bën apel policisë së shtetit, që ti vendos para drejtësisë autorët e këtij incidenti që mund të merrte përmasa fatale.