Deklarata e Shoqatës Evropiane të gazetarëve për propozimin e Direktivës të së Drejtës së Autorit për Tregun Digjital
- May 20, 2019
- Posted by:
- Category: LAJME
Deklarata e Shoqatës Evropiane të gazetarëve për propozimin e Direktivës të së Drejtës së Autorit për Tregun Digjital
(Statement of the Association of the European Journalists regarding the proposed Directive on Copyright in the Digital Market)
Si një shoqatë profesionale e gazetarëve, ne e kuptojmë dhe mbështesim përpjekjet e komisionit evropian për të siguruar një mbrojtje më të mirë të të drejtave të autorit dhe të të drejtave të fqinjësisë në kohën digjitale, në veçanti kur autorët janë gazetarët. Ne mbështesim plotësisht dhe kuptojmë kërkesat për një rregullore të re, e cila do të sigurojë që krijuesit, gazetarët dhe muzikantët, si dhe botuesit e shtypit do të marrin shpërblime adekuate për punën e tyre, e cila përdoret dhe shpërndahet në internet.Ne gjithashtu pranojmë se aktualisht, për shkak të rregullave të vjetruara të së drejtës së autorit, platformat online dhe agreguesit e lajmeve po korrin përfitimet e plota ndërsa artistët, botuesit e lajmeve dhe gazetarët shohin që puna e tyre qarkullon lirisht, duke marrë më së shumti shpërblime shumë të ulta për të. Prandaj është shumë e vështirë për artistët dhe profesionistët e medias për të fituar një jetesë të denjë. Ne mbështesim qëllimin e draftit, siç thuhet nga Parlamenti Europian, për të detyruar platformat gjigande të webit dhe agreguesit e lajmeve për të paguar krijuesit e përmbajtjeve. Ne gjithashtu kuptojmë se projekt-direktiva nuk ka për qëllim përdoruesit e zakonshëm.
Megjithatë, ne jemi të shqetësuar se projekt-direktiva do të ndikojë jo vetëm platforma të mëdha online dhe agjentët e lajmeve si Google YouTube, Google News ose Facebook, por edhe mediume të vogla fillestare, gazetarë të pavarur dhe blogerë. Shqetësimi ynë është nëse Direktiva e propozuar mbi të drejtën e autorit në tregun dixhital dhe në veçanti nenet 11 dhe 13 janë zgjidhja më e mirë rregullatore që Bashkimi Evropian mund ta gjejë. Ende ka zëra të fortë kundër miratimit të Direktivës dhe kundër këtyre neneve që pritet të kenë një ndikim të diskutueshëm. Ne besojmë që Këshilli, Parlamenti dhe Shtetet Anëtare do të jenë veçanërisht të kujdesshme në mënyrë që të ofrojnë garanci të mjaftueshme për lirinë e shprehjes.
Në vitet e fundit ne kemi qenë dëshmimtarë të masave legjislative në rritje dhe inkurajuese për rregullimin e medias, gazetarëve dhe vetë internetit. Megjithatë, ne jemi veçanërisht të shqetësuar që të gjitha këto pjesë të legjislacionit ndikojnë në lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave dhe gazetarëve në të njëjtën kohë. Për më tepër, Direktiva e re e të Drejtave të Autorit nuk ofron përjashtime dhe garanci të mjaftueshme, veçanërisht për shërbimet që drejtohen nga individë, biznese të vogla ose organizata jo-fitimprurëse, të cilat ndoshta përfshijnë blogjet ose faqet e internetit të paguara.
Ne jemi të shqetësuar se marrëdhëniet e reja që do të imponohen me legjislacionin nuk mund të ndikojnë në mediat e vogla të pavarura në një pjesë të BE ku mediat po përjetojnë probleme që lidhen me modelin politik dhe ekonomik të sektorit.
Ne dëshirojmë t’u bëjmë thirrje partive përkatëse të marrin në konsideratë interesat e mediave të vogla dhe gazetarëve të pavarur, interesat e mediave të mëdha korporative dhe shtëpive botuese në të gjitha Shtetet Anëtare, si dhe redaktorët e shtypit. Gjithashtu, theksojmë se mundësia e legjislacionit të BE-së dhe në veçanti nenin 11 të Direktivës për të Drejtat e Autorit për të nxjerrë nga përvojat e mëparshme legjislacionin shumë të ngjashëm në Gjermani, i cili nuk arriti të japë rezultate të kënaqshme. Gjatë miratimit të Direktivës së re për të Drejtat e Autorit, bashkë-ligjvënësit duhet të garantojnë të drejtat themelore mbi të gjitha interesat private. Ky është thelbi i Bashkimit Evropian dhe i projektit europian i cili nuk është i negociueshëm dhe duhet të ruhet në çdo akt legjislativ.Prandaj, ne besojmë se Direktiva duhet të përmbushë nivelin e nevojshëm të garancive të lirisë së shprehjes dhe të sigurojë një ekuilibër të drejtë të të drejtave. AEJ u kërkon partive përkatëse për të ofruar versione të qarta dhe jo të diskutushme të këtyre rregulloreve.