Deklaratë e Shoqatës së Gazetarëve Europianë – Dega Shqipëri Mbi rrethimin e godinës së News 24

Deklaratë e Shoqatës së Gazetarëve Europianë – Dega Shqipëri Mbi rrethimin e godinës së News 24

Shoqata e Gazetarëve Europianë – Dega Shqipëri shpreh shqetësim të thellë dhe dënon rrethimin e godinës së televizionit “News 24”, si një veprim që prek dhe cënon direkt lirinë e medias në Shqipëri. Ky veprim i shoqëruar edhe pa transparencën e duhur, është i papranueshëm!

Liria e medias nuk është privilegj, por detyrim kushtetues dhe standard europian.

Ne i bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse sidomos Këshillit të Ministrave që të japin sqarim publik mbi rrethanat e këtij veprimi dhe revokimin e pronësisë me herët nga Bashkia Tiranë te shoqëria KAYO dhe a janë ezauruar të gjitha hallkat ligjore?!

Qartazi pa transparencën e duhur ky është veprim represiv ndaj medias News 24, Balkanweb dhe gazeta Panorama por ka një impakt tejet negativ ndaj medias në tërësi.

Liria e medias është detyrim që buron nga Kushtetuta dhe nga standardet europiane jo nga dëshirat e politikës apo aktorëve të tjerë.

Shoqata e Gazetarëve Europianë – Dega Shqipëri mbetet e angazhuar për të mbrojtur çdo gazetar dhe redaksi nga çdo formë presioni apo intimidimi, duke punuar për një mjedis ku fjala e lirë të jetë e garantuar për të gjithë. Për situatën e krijuar do të informohen dhe institucionet Europiane të medias.



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).