Reagim për kërcënimet ndaj gazetarit Piro Nase!

Reagim për kërcënimet ndaj gazetarit Piro Nase!

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë, dega Shqipëri, dënon ashpër kërcënimet ndaj gazetarit të Report TV në Gjirokastër, Piro Nase.

Gazetatri Piro Nase është vënë nën presion dhe ka marrë telefonata kërcënuese nga familjarë të shefit të Krimeve në Përmet, pas raportimit se ky i fundit ishte pezulluar nga detyra për shkak të dyshimeve se kishte pasur dijeni mbi abuzimin seksual të një minoreneje dhe nuk kishte zabtuar ligjin.

Shoqata kërkon reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të kërcënimeve.

Kërcënimi i gazetarëve është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe së drejtës së qytetarëve për t’u informuar.



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).